Zion Suzuki do të bëjë megjithatë lëvizjen gjatë kësaj merkatoje.

Japonezi, i cili ishte në rrugë për t’ju bashkuar PSG-së, nuk do të bëjë këtë hap shkaku i disa problemeve nga kampi tij që bëri PSG-në të tërhiqet nga ky transferim.

Ai tashmë ka gjetur një klub të ri, teksa ka arritur marrëveshje me Aston Villën të cilët paguan rreth 35 milionë euro për të.

Suzuki, kaloi 2 vite te Parma ku numëron 59 paraqitje me klubin e tij dhe kishte mbajtur 13 herë portën e paprekur./IndeksOnline/