Futbollisti kroat, Alen Haliloviq shihej si një nga yjet e ardhshëm të Kroacisë.
Dhe dukej se po shkonte ashtu, pas transferimit të tij te Barcelona në vitin 2014 nga Dinamo Zagrebi.
Por Haliloviq dështoi të tregonte klasin e tij duke luajtur vetëm 1 ndeshje me “Blaugranat”, ku më pas i ndërroi plot 10 klube nga Spanja e deri në Holandë te Fortuna Sittard.
Ndërsa sot, ai po përgatitet që të lë futbollin evropian dhe të transferohet në Iran, te skuadra e Persepolisit ku palët janë afër për të arritur marrëveshjen.
Haliloviq, së fundmi bëri 67 paraqitje me Fortuna Sittardin duke shënuar 7 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/
