Malisheva po përgatitet për ndeshjen e radhës në Conference League.

Ata do të përballen me skuadrën e njohur skoceze, Hibernian e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Këtë herë, Malisheva ndeshjen e parë do ta luajë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndryshe nga raundi i parë të cilën e zhvilloi në “Kampin Nacional” në Hajvali.

Ndeshja Malisheva-Hibernian, do të luhet të enjten më 23 korrik në orën 16:30./IndeksOnline/