Donatella Versace po lanson një biznes të ri mode dhe bukurie, me kompaninë “Revolve Group”.

“Versace dhe “Revolve” njoftuan sipërmarrjen e përbashkët përmes postimeve në faqet e tyre përkatëse në Instagram, me Donatella-n që do të shërbejë si drejtoreshë krijuese e markës së re.

Marka e re, e cila ende nuk është emëruar, do të zhvillohet si një sipërmarrje e përbashkët midis dy gjigantëve të modës dhe bukurisë.

Biznesi pritet të lansohet me produkte bukurie përpara se të zgjerohet në modë, me produktet e para të planifikuara për vitin 2027.

Njoftimi vjen rreth 18 muaj pasi Donatella dha dorëheqjen si drejtoreshë krijuese e Versace-s.