Dy sfida të rëndësishme sot në Superligë, vëmendja te derbi Trepça – Peja
ProCredit Superliga e basketbollit vazhdon këtë fundjavë me xhiron e dytë, e cila hapet në Rahovec. Atje, skuadra e Rahovecit do të zhvillojë ndeshjen e dytë radhazi para publikut vendas.
Pas përballjes me Trepçën në javën e parë, rahovecasit kësaj radhe presin Bashkimin, ekip i cili e nisi sezonin e ri me një fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit.
Mbrëmja e së shtunës sjell edhe një nga përballjet tradicionale të basketbollit kosovar: sfidën mes Trepçës dhe Pejës.
Për kampionët aktualë, Trepçën, kjo do të jetë ndeshja e parë në palestrën “Minatori” në këtë sezon të ri.
Për Pejën, ndërkaq, do të jetë paraqitja e parë në parket këtë sezon, pasi ndeshja e javës së parë ndaj Sigal Prishtinës nuk u zhvillua.
