Hajdari dhe Zhegrova stërviten veçmas para Austrisë
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme në Vjenë, kundër Austrisë.
Gjatë kësaj seance, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e ekipit.
Të dy futbollistët bënë vetëm vrapime të lehta, për shkak të disa shqetësimeve të pësuara në takimin e fundit.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve punoi me intensitet të plotë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u fokusuan te përgatitjet taktike dhe plani i lojës për përballjen me Austrinë.
Dardanët synojnë një rezultat pozitiv në Vjenë, në ndeshjen e nesërme.
