Dy viktima dhe 27 të lënduar nga aksidentet rrugore gjatë 24 orëve të fundit

Kosova vijon të regjistrojë raste fatale dhe lëndime të shumta si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, dy persona humbën jetën në aksidente rrugore.

Një 29-vjeçare humbi jetën në Suharekë, ndërsa në një aksident tjetër, një këmbësor u godit për vdekje në Mleqan të Malishevës.

Gjithashtu, brenda të njëjtës periudhë, 27 persona të tjerë pësuan lëndime si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, u regjistruan 56 aksidente me dëme materiale.