Atletico Madridi konfirmon qëndrimin e Julian Álvarezit
Miguel Ángel Gil Marín, shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, ka konfirmuar se klubi nuk ka ndërmend të shesë sulmuesin argjentinas, Julian Álvarez, pavarësisht interesit të shprehur nga klube si Arsenal dhe Barcelona.
“Do ta mbështesim Julianin dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e tij, me qëllim që ai të shpalosë potencialin e tij të plotë,” deklaroi Marín.
Ai shtoi më tej: “Për ne është thelbësore që Julian të vazhdojë të garojë në mesin e më të mirëve në Evropë.”
