Podujevë: Arrestohet një burrë, dyshohet se ofendoi dhe shtyu një police

Policia në Podujevë ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite. I dyshuari është intervistuar nga autoritetet lidhur me incidentin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar. Megjithatë, çështja do të procedohet në procedurë të rregullt ligjore.