Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar tre raste të armëbajteve pa leje.

Rastet e raportuara janë nga Obiliqi, Ferizaj dhe Gjakova.

Rastet e raportuara:

Obiliq  / 21.09.2026 – 21:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Ferizaj / 21.09.2026 – NN. Nga i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar pistoleta pa municion. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 21.09.2026 – 12:30. Lidhur me rastin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/