**Arrestohet vjehrra në Malishevë, dyshohet për sulm fizik ndaj resë së saj**
Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht renë e saj pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00. Nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident.
“Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt,” ka njoftuar Policia.
