PSG dhe Atletiko Madrid mbrëmë kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League, pasi eliminuan Liverpulin dhe Barcelonën.

Sonte zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale, ku do të kompletohet ndeshjet gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Bayern Munich do të jetë nikoqire e Real Madridit, me bavarezët që kanë përparsi nga ndeshja e parë, pasi kanë fituar me rezultat 2-1.

Ndeshja tjetër luhet mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës. ”Topçinjtë” në përballjen e paë kanë fituar me rezultat 2-1.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00./IndeksOnline/