Familja e Lirim Ruhanit, trupi i të cilit u gjet sot i pajetë në Batllavë, ka lëshuar një njoftim mortor

Familja e 25-vjeçarit Lirim Ruhani, trupi i të cilit u gjet sot pa jetë në Liqenin e Batllavës, ka lëshuar një njoftim mortor lidhur me humbjen tragjike të djalit të tyre.

Në njoftim theksohet se data dhe ora e varrimit do të bëhen publike më vonë, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme.

Ja teksti i plotë i njoftimit të familjes Ruhani, me origjinë nga Prapashtica:

“Me dhimbje të madhe, familja Ruhani nga Prapashtica njofton familjarët, miqtë dhe të afërmit se më i dashuri ynë, Lirim Ruhani, ka ndërruar jetë.

Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.

Nga zemra falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit që po na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda.

Me pikëllim,
Familja Ruhani – Prapashticë”, thuhet në kumtin e tyre.