Sonte luhet një nga superndeshjet e Ligës A në Ligën e Kombeve, ku Franca do të përballet me Belgjikën pa yllin e saj, Kylian Mbappe. Formacioni startues i francezëve tashmë është publikuar.
Në këtë duel të rëndësishëm të grupit, Belgjika pret në shtëpi, në Bruksel, kombëtaren e Francës.
Mungesa më e madhe për “Les Bleus” do të jetë pikërisht ylli Kylian Mbappe, i cili u dëmtua në ndeshjen e kaluar ndaj Turqisë. Në vend të tij, pritet të luajë Estephan Lepaul.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “King Baudouin” të Brukselit, duke nisur nga ora 20:45.
