FSK-ja merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane në Gjermani
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane, e cila po mbahet aktualisht në Gjermani.
Në këtë konferencë, FSK-ja po përfaqësohet nga zëvendëskomandanti i saj, Gjeneral Major Enver Cikaqi.
Sipas njoftimit të FSK-së, kjo konferencë është një prej ngjarjeve kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa). Ajo është një takim i nivelit të lartë mes gjeneralëve, i drejtuar nga SHBA-të, dhe shërben si platformë për koordinimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore dhe përfaqësues të vendeve aleate evropiane, si dhe partnerë të SHBA-ve, e shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, në rajon dhe më gjerë. Konferenca është një iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis ushtrive në Evropë,” theksohet në njoftimin e FSK-së.
