Gallapeni pas humbjes ndaj Austrisë: Duhet të reflektojmë dhe të reagojmë në ndeshjet e ardhshme

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje 3:1 ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti Dion Gallapeni bëri komente.

Në deklaratën e tij për mediat, Gallapeni pranoi se ekipi nuk arriti të tregonte nivelin e zakonshëm të paraqitjeve. Ai theksoi se ky rezultat duhet të shërbejë si mësim për sfidat e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Duke folur për televizionin publik RTK, Gallapeni u shpreh: “Nuk e kemi pritur kështu, por ne nuk u paraqitëm si në ndeshjet e kaluara. Kjo është një mësim për ne dhe në ndeshjet e ardhshme duhet të reflektojmë dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Përfaqësuesja e Kosovës synon tani të nxjerrë mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të rikthehet me një paraqitje më të mirë në sfidat e ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Ndeshja e radhës do të luhet kundër Izraelit.