**Ardian Gjini voton dhe u bën thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre**
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në procesin zgjedhor të ditës së sotme.
Gjini e hodhi votën e tij në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të votimit, Gjini iu drejtua mediave duke theksuar: “Sot është një ditë e mbarë, me mot të mirë. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin masivisht të votojnë dhe të marrin fatet e vendit në duart e tyre. Kosova u përket vetëm qytetarëve, dhe ata duhet ta shprehin vullnetin e tyre sot. Uroj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën.”
