Lajme

**Gjini uron Shiroka-Pulën për postin e ri, paralajmëron opozitë të pakompromis**

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në një pozicion drejtues në vend. Gjini theksoi se Kosova, më në fund, ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve, duke i dhënë fund bllokadave të panevojshme.

Ai njoftoi se Aleanca do të jetë vazhdimisht në terren, duke takuar dhe dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Gjini theksoi se Aleanca do të veprojë si opozitë e pakompromis. “Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për çdo shkelje, në çdo institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti,” shkroi Gjini.