Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua 66 vjeçare, në Greme të Ferizajt, është lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë.

Policia ka shtuar edhe se, nga i dyshuari, A.H, 23 vjeç, është sekuestruar një pushkë gjahu.

‘’ I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në fshatin Greme të Ferizajt

Me datën 14.08 2026, rreth orës 20:50, stacioni policor është njoftuar nga Spitali në Ferizaj se një grua ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Njësia policore ka shkuar në spital, ku ka takuar viktimën, një grua 66-vjeçare.

Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, në fshatin Greme të Ferizajt. Viktima, derisa ishte duke ecur, kishte pësuar lëndime të lehta në këmbë.

Pas pranimit të informatave dhe identifikimit të personit të dyshuar A.H (23 vjeç), Njësia e Hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek.

I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim për procedura të