Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se një shtet fillon të rrënohet jo vetëm kur shkelet Kushtetuta, por edhe kur krijohet bindja se ajo mund të zbatohet sipas vullnetit politik të një partie.

Ky reagim i Halimit vjen pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Ajo theksoi se mbrojtja e Kushtetutës është forma më e lartë e patriotizmit, pasi sipas saj, pa Kushtetutë nuk ka Republikë, por vetëm pushtet.

“Shteti nuk rrënohet vetëm kur shkelet Kushtetuta, ai fillon të rrënohet kur krijohet bindja se Kushtetuta mund të zbatohet sipas vullnetit politik”, ka shkruar Halimi.