Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur një tubim në fshatin e tij të lindjes, në Klinë të Epërme të Skenderajt.

Hamza ka thënë se s’ka vend më të veçantë se vendlindja.

“Një rikthim te rrënjët dhe te njerëzit e mi në Klinë të Epërme, aty ku kam nisur rrugëtimin tim dhe kam mësuar vlerat që më udhëheqin edhe sot. Kosova që duam është ajo që u jep më shumë mundësi të rinjve, siguri familjeve dhe dinjitet çdo qytetari”, ka shkruar Hamza.