**Neptun Kosova sjell “Happy Days” me zbritje deri në 60% – Ofertë njëditore më 17 shtator**
Neptun Kosova ka njoftuar nisjen e ofertës speciale “Happy Days”, e cila do të zhvillohet të enjten, më 17 shtator. Kjo fushatë njëditore sjell zbritje deri në 60% në një gamë të gjerë produktesh teknologjike dhe elektroshtëpiake.
Konsumatorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga çmime më të ulëta në produkte të markave të njohura si Beko, LG, Bosch, Apple, Philips, Fuego, Samsung, Roborock dhe Tefal. Zbritjet përfshijnë një spektër të gjerë kategorish, nga televizorët dhe pajisjet e mëdha elektroshtëpiake, deri te laptopët, pajisjet e vogla shtëpiake dhe produket e teknologjisë, duke mbuluar nevojat e përditshme.
Oferta “Happy Days” do të jetë e vlefshme për blerje si në platformën online të Neptun Kosova, ashtu edhe në të gjitha dyqanet fizike të saj. Për më tepër, për të lehtësuar procesin e blerjes, klientët mund të shfrytëzojnë edhe mundësinë e pagesës me këste. Neptun Kosova, si pjesë e Balfin Group dhe lider në tregun e shitjes me pakicë të elektronikës dhe elektroshtëpiakeve në Kosovë, synon të ofrojë vazhdimisht oferta dhe produkte me çmime të favorshme për konsumatorët.
Duke qenë se “Happy Days” është një ofertë e kufizuar vetëm për një ditë, më 17 shtator, Neptun Kosova u bën thirrje konsumatorëve të mos e humbasin këtë mundësi unike për të blerë produkte cilësore me çmime të reduktuara ndjeshëm.
