**Sala Jashari: “Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën”**

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka reaguar sërish në lidhje me aktgjykimin dënues të lëshuar në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një deklaratë, Jashari theksoi vendosmërinë për të “lëvizur çdo gur për të vërtetën”, duke shprehur mbështetje për ish-komandantët dhe historinë e UÇK-së.

“Edhe atëherë kur UÇK-në nuk e besuan. Edhe sot, kur kanë prekur në imazhin e gjithë historisë së Kosovës. Unë vazhdoj të thërras fuqishëm në emër të UÇK-së, me atë rezistencë që mua ma ka dhënë mundësinë të jetoj e lirë. Dhe, bashkë me të gjithë ata që ndajnë të njëjtin qëndrim, do të lëvizim çdo gur për të vërtetën. Sepse sot, asnjëri prej nesh nuk guxon të bjerë. Ne duhet dhe do të qëndrojmë të fortë, për t’u dalë zot atyre që i dolën zot atdheut”, ka shkruar Jashari.