Ish-Kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës së Fitores.
Haradinaj ka shtrirë urimet e tij për stafin diplomatik turk në Kosovë, personelin ushtarak turk që shërben në kuadër të KFOR-it, si dhe për popullin dhe shtetin turk.
Në mesazhin e tij, ai ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka ofruar Kosovës gjatë proceseve të shtetndërtimit. Haradinaj theksoi se miqësia mes dy vendeve është një dëshmi e marrëdhënieve të veçanta dhe të forta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
