Haxhiu në koncertin përmbyllës të “Marigonës”: “Do të mbeteni përjetë”

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në koncertin përmbyllës “Përjetë” të grupit legjendar “Marigona”, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në muzikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu e përshkroi mbrëmjen si të mbushur me emocione, nostalgji dhe mirënjohje për rrugëtimin e tyre të gjatë artistik.

Ajo shkroi: “‘Mbrëmë, në koncertin përmbyllës “Përjetë” të grupit legjendar Marigona. Një mbrëmje e mbushur me emocione, nostalgji dhe mirënjohje për një rrugëtim që la gjurmë në muzikën tonë dhe në kujtimet e shumë brezave.'”

Haxhiu falënderoi anëtarët e grupit për kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se muzika e tyre do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës kolektive shqiptare.

Dhe e përmbylli me fjalët: “‘Faleminderit, Marigona, për muzikën, për emocionet dhe për gjithçka që i dhatë publikut. Do të mbeteni përjetë.'”