Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin për avancimin e politikave legjislative që synojnë fuqizimin ekonomik të grave.
Haxhiu theksoi rëndësinë e hapave ndërinstitucionalë dhe bashkëpunimit në fushën e barazisë gjinore. Ajo i uroi Forumit Ekonomik të Grave dhjetëvjetorin e themelimit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët.
Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se ekspertiza dhe përvoja e Forumit janë tejet të vlerësuara për punën e Kuvendit, veçanërisht përmes organizimit të trajnimeve për deputetët dhe kontributit në komisionet parlamentare.
