Haxhiu dhe Hargreaves theksojnë rëndësinë e dialogut politik për tejkalimin e ngërçit institucional

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Haxhiu dhe Hargreaves diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend. Ata theksuan nevojën urgjente për dialog politik dhe përpjekjet e përbashkëta për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional.

Qëllimi i këtij dialogu është formimi sa më i shpejtë i institucioneve dhe avancimi i vendit në përputhje me rendin kushtetues.

Presidentja Haxhiu shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e saj si një partner thelbësor për vendin tonë.