**Albulena Haxhiu ia dorëzon dekretin e shtetësisë çiftit DioGuardi**
Në një ceremoni të veçantë, të mbajtur sot në Prishtinë, Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzoi dekretin e shtetësisë Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Me këtë rast, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi u bënë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare.
