Po afrohen edhe pak javë ndeshjet e nëntorit në “Nations League”.

Kosova jonë do të ketë kundërshtar në Prishtinë, Izraelin në ndeshjen e rëndësishme për grupin 3 të ligës B ku tentojmë të ruajmë vendin e dytë dhe pse jo të luftojmë për vendin e parë.

Biletat kishin dalë në shitje dje dhe brenda 24 orëve janë shitur pothuajse të gjitha, me zonat VIP1 dhe VIP2 të vetmet në dispozicion.

Ndeshja Kosovë-Izrael, luhet në orën 15:00./IndeksOnline/