**Jasir Asani rikthehet në Iran, nis stërvitjet me skuadrën**

Jasir Asani ka përfunduar pushimet e tij në Shqipëri dhe është rikthyer në Iran. Klubi Esteghlal, ku luan 30-vjeçari, ka shpërndarë së fundmi foto të futbollistit shqiptar gjatë seancave stërvitore.

Kështu, ish-sulmuesi i Partizanit ka nisur sërish stërvitjet me ngjyrat “blu” të klubit iranian, pas një pauze të shkaktuar nga trazirat në Lindjen e Mesme. Asani kaloi një periudhë të gjatë në Tiranë, ku madje u stërvit edhe me ish-klubin e tij, Partizanin.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte deklaruar pak kohë më parë mundësinë e transferimit te Getafe në LaLiga spanjolle. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret në këtë drejtim.