**Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës**
Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’u dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës dy figurave të njohura amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes.
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi njihen si ndër lobistët më të përkushtuar shqiptaro-amerikanë për çështjen e Kosovës, veçanërisht në Uashington.
Joe DioGuardi themeloi në vitin 1989 Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), një organizatë lobuese e cila shtroi dhe avancoi çështjen e Kosovës në Kongresin amerikan.
