Kufizohet Sërish Qarkullimi i Kamionëve në Autoudhë për Shkak të Nxehtit
Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të jetë i kufizuar edhe sot në autoudhët e Kosovës. Ky kufizim do të vlejë nga ora 11:00 deri në 17:30.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se ky vendim është marrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat parashikohet të arrijnë 32°C ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime. Ministria shtoi se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të bëjë njoftime për çdo ndryshim të mundshëm.
