Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shkruar për takimin e zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Mal të Zi.
Përmes një statusi në rrjetin social X, Stocker e ka cilësuar si të mirë bashkëbisedimin me Kurtin, duke theksuar se pas formimit të Qeverisë është thelbësore që Kosova të punojë drejt avancimit të procesit të integrimit evropian me një tempo të shpejt.
“Në këtë kontekst, respektimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e pavarura të drejtësisë janë thelbësore”, ka shkruar Stocker.
