**Kastrati shpall fituesin e Golf 8 dhe dhuratave të shumta: Ngjarja, drejtpërdrejt më 30 korrik**
Pas disa javësh plot emocione dhe me mijëra pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, ka ardhur momenti kulmor i lojës shpërblyese të organizuar nga KASTRATI.
Më 30 korrik 2026, duke nisur nga ora 16:00, në pikën e KASTRATI-t në Fushë Kosovë, do të zhvillohet përzgjedhja drejtpërdrejtë e fituesit të veturës Golf 8, si dhe e shumë dhuratave të tjera. Kjo ngjarje do të mbahet në bashkëpunim me emisionin RELOAD të TV Dukagjini dhe do të moderohet nga Egzon Sahiti.
Përveç çelësave të veturës shumë të dëshiruar Volkswagen Golf 8, do të ndahen edhe një sërë shpërblimesh tërheqëse, ndër të cilat:
* iPhone 17 Pro
* E-Scooter
* Televizor
* 3 x 100€
* Voucherë derivatesh
* Voucherë për Pizza Familjare
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pritet të sjellë një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit.
KASTRATI fton të gjithë klientët dhe qytetarët të jenë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë, për të përjetuar emocionet e përzgjedhjes së fituesve dhe për të zbuluar se kush do të bëhet pronar i ri i Golf 8.
Ngjarja do të mbahet në pikën e KASTRATI-t në Fushë Kosovë, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 16:00, me transmetim të drejtpërdrejtë në emisionin RELOAD të TV Dukagjini. Mos e humbisni këtë mundësi, pasi emri juaj mund të jetë ai që do të shpallë fitoren e Golf 8.
