Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se opozita aktuale përbën një pengesë në përpjekjet e tyre për të dobësuar qeverinë e Albin Kurtit.
Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, Kuçi shpjegoi se largimi i tyre nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) ndodhi në kohën kur kjo e fundit ishte në kulmin e popullaritetit, dhe sondazhet tregonin përkrahje të lartë. Ajo theksoi se ata kishin zgjedhur që “betetja të bëhej nga pozita minus, jo nga zero,” duke qenë se ishin larguar kur VV ishte jashtëzakonisht e pëlqyer. Kuçi shtoi se në atë kohë, ata “ishin njerëzit më të urryer në Kosovë”.
Duke përsëritur thelbin e argumentit të saj, Kuçi shtoi se “pengesë në këtë rrugëtim tonin për të dobësuar pushtetin e Kurtit është pikërisht kjo opozitë.”
