Rama: Është për të ardhur keq që Osmani nuk vazhdoi mandatin presidencial

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të plotë për Vjosa Osmanin lidhur me rikthimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në emisionin “Debat Plus”, Rama, teksa fliste për riaktivizimin politik të Osmanit pranë LDK-së, vlerësoi lart punën e saj në krye të shtetit.

Ai shtoi se Osmani do të duhej të kishte vazhduar edhe për një mandat tjetër në postin e presidentes, duke nënvizuar se nuk sheh asnjë figurë tjetër politike që do ta kryente atë rol më mirë.

“Është një proces i natyrshëm. Vjosa Osmani, si presidente, ka kryer një punë të mrekullueshme. Kjo është reflektuar qartë në punën e saj gjatë mandatit. Është për të ardhur keq që ajo nuk vazhdoi të ishte presidente edhe për një mandat tjetër. Nuk njoh askënd në sferën politike sot që do të mund ta kryente këtë detyrë më mirë se Vjosa Osmani. Dhe për këtë, ajo ka përkrahjen time maksimale”, ka deklaruar Rama.