Ish-lojtari i Milanit dhe Barcelonës, Franck Kessie do të rikthehet në Itali.
Ai ka vendosur të rikthehet te ish-skuadra e tij, Atalanta pas 9 vitesh si transferim i lirë pas largimit nga Al-Ahli.

Kessie, ishte shumë afër t’i bashkohet Juventusit por që bisedimet dështuan.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, bëri emër te Atalanta ku kishte qenë një nga lojtarët më të mirë në sezonin 2016/17./IndeksOnline/
