Skuadra e sapongritur në Bundesliga, Elversberg e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ata morën fitoren e madhe ndaj Bayer Leverkusenit, me rezultat 3-2 duke prodhuar befasinë e madhe të futbollit gjerman.
Vlen të theksojmë se në këtë skuadër kishte luajtur më parë edhe ylli kosovar, Fisnik Asllani ku kishte shkëlqyer në huazim dy sezone më parë.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Petkov, Campbell dhe Mokwa Ntusu, ndërsa për Leverkusenin ishin Schick dhe Kofane./IndeksOnline/
