Kombëtarja e Kosovës sonte ka startuar ndeshjen me gjashtë futbollistë që janë zhvilluar dhe kanë bërë hapat e parë në futbollin kosovar.
Bëhet fjalë për Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën, Dion Gallapenin, Lumbardh Dellovën, Baton Zabërgjën dhe Ilir Krasniqin.
Kjo përbërje dëshmon edhe një herë rëndësinë e futbollit vendor në formimin e futbollistëve që sot përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
