Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore, të zbuluara në Kalludër të Zubin-Potokut, mund të zgjasë edhe disa muaj.
Kurti theksoi se mbetjet duhet t’u nënshtrohen analizave dhe procedurave të thelluara, të nevojshme për të përcaktuar identitetin e tyre.
“Identifikimi i mbetjeve mortore merr kohë, edhe për disa muaj”, ka theksuar Kurti.
Ai sqaroi se procesi kërkon kohë për shkak të protokolleve që duhet të ndiqen, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
