Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia sillet më shumë si fqinj agresor sesa bashkëpunëtor, duke argumentuar këtë me sulmet terroriste të drejtuara dhe financuara nga Beogradi.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Komisioneren Evropiane, Marta Kos.
Duke iu referuar raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti shprehu shqetësimin për mungesën e llogaridhënies nga ana e Serbisë për ngjarjet e fundit.
“Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në këto vitet e fundit, të cilat ishin të drejtuara dhe financuara nga Serbia. Pa llogaridhënie, rreziku për sigurinë është i lartë, prandaj kemi një fqinj më shumë agresor sesa bashkëpunëtor,” theksoi Kurti.
Kryeministri shtoi se është përgjegjësi e të gjithëve që Kosova të përparojë në procesin e integrimit evropian.
