Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Zyra e Kryeministrit tha se Kurti pranoi urime nga ambasadori Hargreaves për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa “të dy shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për të avancuar dhe thelluar marrëdhëniet e ndërsjella që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar me vite”.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve”, tha ZKM.

|Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të punojë drejt zgjerimit dhe thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve me synim që të zgjerojë bashkëpunimin në fushën e tregtisë, investimeve, teknologjisë dhe sportit; në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare”.