Vajza 13-vjeçare e Chad Lowe, Fiona, u vetëvra, deklaroi përfundim mjeku ligjor i Qarkut të Los Angelesit.

Aktori amerikan dhe familja e tij njoftuan vdekjen e saj në një deklaratë prekëse të martën.

Ata thanë: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Fionës sonë të dashur. Ajo ishte një vajzë e re dhe e dashur, e zgjuar, krijuese dhe që i pëlqente të kërcente”.

“Ajo adhurohej nga motrat e saj dhe ishte thellësisht e dashur nga prindërit e saj. Në fakt, ajo ishte drita e jetës sonë.”

Ata e përshkruan humbjen e Fionës si “shkatërruese për të gjithë familjen” dhe thanë se janë “thellësisht të pikëlluar” nga kjo.