Kylie Jenner shfaq koleksionin e saj luksoz të çantave Hermès me foto provokuese, që kapin vlerën e miliona dollarëve.
Kylie Jenner ka publikuar në Instagram një seri fotografish provokuese, ku vë në pah jo vetëm linjat e saj trupore, por edhe koleksionin e saj mbresëlënës të çantave luksoze, të cilat shërbejnë si sfond.
Me mbishkrimin “A nuk mund të argëtohet pak një vajzë?”, sipërmarrësja 26-vjeçare pozoi para një muri të mbuluar me çanta dore. Ajo ishte e veshur vetëm me një palë pantallona sateni që i theksonin belin dhe sytjena të markës Araks, me vlerë 170 dollarë (145 euro).
Në murin pas saj ndodhen të paktën 50 çanta dore të formave dhe madhësive të ndryshme, duke krijuar një sfond shumëngjyrësh që kontrastonte me veshjen e saj të zezë.
Në fotografi të tjera, Jenner shihet duke pozuar në një divan të bardhë, me një çantë Hermès Birkin lëkure krokodili, me ngjyrë të zezë pranë saj, teksa mban veshur taka të larta nga Christian Louboutin.
Pa dyshim, Jenner është një koleksioniste e apasionuar pas çantave të rralla. Koleksioni i saj përfshin edhe modelin Nata Swift In and Out Kelly, e cila, me një çmim prej 30,000 dollarësh (rreth 25,569 euro), cilësohet si një nga opsionet “më të përballueshme” të saj. “Janë një investim i shkëlqyer,” ka deklaruar Jenner për çantat e saj në vitin 2018. Duke gjykuar nga fotot e fundit, ajo ka vazhduar të zgjerojë me kujdes koleksionin e saj ikonik gjatë tetë viteve të fundit, vlera e të cilit vazhdon të rritet.
Burimi: Indeksonline
