Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një lajm të madh.
Numri një i “Blaugranave”, njoftoi se do t’i bëjë një ceremoni nderimi Lionel Messit, njërit prej lojtarëve më të mirë që ka pasur klubi dhe bota e futbollit.
Ai madje tregoi edhe kohën se kur mund të ndodhë kjo, në ditën kur do të kompletohet tërësisht stadiumi “Camp Nou”.
“I kemi thënë Messit se do të donim të organizonim një ceremoni nderimi për të pasi të përfundojë stadiumi, me praninë e afro 105 mijë spektatorëve”, u shpreh Laporta.
Messi, nuk mundi të kishte lamtumirën që e meritonte te Barça pasi që në kohën e largimit të tij, ishin masat e kufizuara si shkak i pandemisë “COVID-19”./IndeksOnline/
