**Meshkujt kërkojnë më shumë kohë për t’u rikuperuar pas një ndarjeje, zbulon studimi**
Harrojeni stereotipin se vetëm gratë vuajnë thellë pas një ndarjeje sentimentale. Edhe meshkujt përjetojnë dhimbje të thellë dhe, për më tepër, u nevojitet më shumë kohë për të kapërcyer një ndarje.
Sipas një studimi të ri antropologjik të kryer në Universitetin e Binghamtonit, megjithëse femrat mund të përjetojnë një dhimbje më të thellë fillestare pas ndarjes, ato rikuperohen më shpejt se meshkujt. Nga ana tjetër, meshkujt, edhe pse mund të duket se e vazhdojnë jetën normalisht, e brengosin më thellë ndarjen dhe u duhet më shumë kohë për t’u shëruar plotësisht. Për ta, nisja e një marrëdhënieje të re rezulton më sfiduese.
Drejtuesi i këtij studimi shpjegon se “meshkujt e shohin ndarjen si një çështje thellësisht personale. Ata mendojnë se nuk ishin të mjaftueshëm dhe shpenzojnë një kohë të gjatë duke u përpjekur të korrigjojnë gabimet e perceptuara, të cilat, sipas tyre, i bëjnë ‘jo perfektë’ në sytë e të tjerëve. Vetëm pas një kohe të gjatë, ata arrijnë të kuptojnë se ishte thjesht momenti kur ajo marrëdhënie duhej të përfundonte dhe nuk e shohin më si diçka personale. Vetëm në këtë pikë, ata kuptojnë se duhet të nisin një marrëdhënie tjetër për të zëvendësuar kujtimet e lidhjes së mëparshme.”
Kjo qasje shpjegon sjelljen ndonjëherë vetëshkatërruese të meshkujve pas përfundimit të një lidhjeje. Periudha e tyre e dëshpërimit dhe rikuperimit mund të zgjasë me vite të tëra.
