Laporta lavdëron Messin për paraqitjet brilante në Kupën e Botës 2026
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur vlerësimin e tij të thellë për performancat mbresëlënëse të Lionel Messit në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar turneun e sulmuesit argjentinas si “fantastik” dhe “të jashtëzakonshëm”.
Legjenda argjentinase ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë gjithë kompeticionit, duke kryesuar aktualisht garën për “Këpucën e Artë” me tetë gola, po aq sa edhe ylli francez Kylian Mbappe.
Laporta ka përgëzuar publikisht ish-kapitenin e Barcelonës, duke theksuar se forca kolektive dhe uniteti i skuadrës së Argjentinës kanë ndihmuar Messin të shfaqë nivelin e tij më të lartë në arenën më të madhe të futbollit botëror.
“Messi po zhvillon një Kupë Bote fantastike, e përgëzoj atë. Argjentina është një ekip shumë solid dhe ata e ndihmojnë Leon të performojë në nivelin më të lartë,” deklaroi Laporta.
Komentet e presidentit të Barcelonës vijnë në një moment kyç, teksa Argjentina përgatitet për përballjen gjysmëfinale ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik.
Luhet një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës.
