Argjentina i kërkon FIFA-s të luajë me fanellën e dytë kundër Anglisë, për një arsye historike
Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Anglinë të mërkurën në një gjysmëfinale vendimtare të Kupës së Botës. Përpara kësaj përballjeje të rëndësishme, kampioni aktual i botës ka bërë një kërkesë interesante pranë FIFA-s.
Siç raporton gazetari Gaston Edul dhe burime të Indeksonline, “Albicelestët” kanë kërkuar nga organi drejtues i futbollit botëror që t’i lejojë të luajnë ndeshjen kundër Anglisë me fanellën e dytë.
Arsyeja pas kësaj kërkese është historike dhe simbolike. Në vitin 1986, Argjentina fitoi ndaj “Tre Luanëve” pikërisht duke veshur fanellën e dytë, një moment kyç në historinë e tyre të futbollit. Kjo lëvizje tregon dëshirën e skuadrës argjentinase për të ricaktuar atë frymë fituese edhe në sfidën e radhës.
