Szoboszlai: Nuk e konsideroj veten në nivelin e Mbappé-s, Haaland-it apo Yamal-it
Kapiteni i Hungarisë dhe mesfushori i Liverpool-it, Dominik Szoboszlai, ka shfaqur përulësi, duke deklaruar se ende nuk e konsideron veten në të njëjtin nivel me disa nga yjet më të shquar të futbollit botëror.
Në një intervistë, 25-vjeçari theksoi se ka ende shumë për të arritur përpara se të krahasohet me emra si Kylian Mbappé, Erling Haaland, Lamine Yamal apo Vinicius Junior.
“Unë nuk e vendos veten në të njëjtën kategori me Mbappé-n, Haaland-in, Lamine Yamal-in apo Vinicius-in. Për momentin nuk kam arritur ende në atë nivel,” u shpreh Szoboszlai.
Mesfushori hungarez shtoi se i mungojnë ende sukseset në arenën ndërkombëtare dhe se pozicioni i tij në fushë luan rol të rëndësishëm.
“Më mungojnë arritjet në nivel ndërkombëtar. Por edhe pozicioni që luaj ka ndikim. Të gjithë ata janë sulmues, ndërsa unë jam një mesfushor me detyra kryesisht mbrojtëse,” deklaroi ai.
