Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 13:00, në selinë e saj qendrore. Sipas njoftimit të partisë, folësi në këtë konferencë do të jetë Visar Azemi. Ai pritet të trajtojë çështjen e skandalit të njehsorëve elektrikë.